Arsenali, në garë për Marc Guehin

Arsenali, në garë për Marc Guehin

Ashtu siç parashikohej lista e pretendentëve për Marc Guehin do të zgjerohej dhe në orët e fundit për të në garë ka hyrë Arsenali.

 25 vjeçari mbetet një ndër mbrojtësit më të mirë të Premier Leagues dhe traineri i ‘’ Topchinjve ‘’ Mikel Arteta po e monitoron me kujdes. 

Kryeqytetasit nuk kanë mundur ta fitojnë kampionatin prej 20 vjetësh dhe ky fakt vijon ti shkaktojë shpeshherë krerëve dhimbje të forta koke. 

Numri një i stolit e ka bërë të qartë në më shumë se një rast se blerjet në verën e kaluar kanë rezultuar të pamjaftueshme dhe për të fituar tituj duhet të shtohet impenjimi gjatë kësaj periudhe. 

Për lojtarin e lindur në Abixhan të Bregut të Fildishtë është interesuar edhe Liverpooli bashkë me Manchester City-n dhe Arsenali e ka bërë garën edhe më emocionuese. 

Nëse i referohemi ‘’ Qytetarëve ‘’ Pep Guardiolas i mbetet shumë punë përpara duke qenë se Josko Gvardiol dhe Ruben Dias janë të dëmtuar dhe ndërhyrja është e domosdoshme. 

Pesë sezonet në ‘’ Selhurst Park ‘’ përfshirë aktualin kanë demosturar se Marc Guehi është një element me shumë potencial, i cili mund të përfaqësojë çdo ekip elite në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy