Teuta një ndeshje larg titullit, Martini: Jemi të mobilizuar për Apoloninë, një vesh e kemi në Shkodër

Teuta një ndeshje larg titullit, Martini: Jemi të mobilizuar për Apoloninë, një vesh e kemi në Shkodër

Teuta është vetëm një ndeshje larg titullit kampion. Durrsakët ditën e nesërme përballen me Apoloninë, në një ndeshje ku rezultati i vetëm i pranueshëm është fitorja, mundësisht me sa më shumë gola, për të mbajtur kryesimin. Para kësaj ndeshje, për mediat ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini, i cili është shprehur se skuadra e tij e ka moblilizimin e duhur për të marrë fitoren nesër dhe për të festuar titullin kampion në fund.

“Nesër është ndeshja e fundit për këtë kampionat dhe jemi të mobilizuar në maksimum që nga kjo ndeshje të shpallemi kampionë. Vllaznia-Laçi? Ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen. Është normale që një sy dhe një vesh ta kemi në Shkodër. Mendoj se në këtë moment na ka ardhur fati në dorë dhe ta shfrytëzojmë duke fituar titullin. Ekipi e di se sa e rëndësishme është ndeshja e nesërme.

Po është e vërtetë, unë dhe Brdaric kemi pasur një takim së bashku. Megjithatë janë biseda trajnerësh, ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është si një lojë shahu. Laçi ka bërë një kampionat shumë të mirë, ndërsa Apolonia një ekip me lojtarë të rinj, të cilët përveç kampionatit kanë bërë edhe ndeshje të mira individuale. Me Apoloninë është një ndeshje që ne duhet të përgatisim për të gjithë skenarët. Në letër duket e lehtë, por ne duhet t’ia bëjmë hyzmetin. I kanë marrë pikë ekipeve pretendente dhe duhet kujdes”, tha Martini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy