Derbi Dinamo-Tirana në Kupë, zbulohen 8 çiftet për turin e dytë

Derbi Dinamo-Tirana në Kupë, zbulohen 8 çiftet për turin e dytë

Ditën e sotme u luajtën edhe ndeshjet e fundit të turit të parë, teksa u përcaktuan të gjitha skuadrat që do të vazhdojnë për në turin e dytë.

Në Grupin A, spikat derbi i kryeqytetit Dinamo-Tirana. Pasi kaluan me sukses në turin e parë, të dyja këto skuadra do të kërkojnë triumfin e radhës në Kupë. Sfidat e tjera në këtë grup janë: Besëlidhja-Partizani, Korabi-Teuta dhe Bylis-Skënderbeu.

Sfidat interesante nuk mungojnë as në Grupin B, aty ku Vllaznia në ndeshjen e parë sfidon Pogradecin, ndërsa Laçi përballet me Tomorin. Do të kemi edhe një sfidë mes dy skuadrave që militojnë në Superiore, Egnatia-Kukësi, teksa edhe ndeshja e fundit është ajo mes Flamurtarit dhe Kastriotit.

Ndeshjet e para për turin e dytë në Kupë, do të luhen më 3 nëntor, ndërsa sfidat e kthimit pas 2 javëve, më 17 nëntor.  

Çiftet e turit të dytë:

GRUPI A

Dinamo-Tirana

Besëlidhja-Partizani

Korabi-Teuta

Bylis-Skënderbeu

GRUPI B

Pogradeci-Vllaznia

Laçi-Tomori

Flamurtari-Kastrioti

Egnatia-Kukësi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy