
Nevoja e madhe për të përforcuar krahët e ka bërë Manchester City-n ti hedhë sytë tek Theo Hernandez. Francezi konsiderohet ndër më të mirët në këtë pozicion nga Pep Guardiola i cili ka vënë në dijeni drejtuesit e bardhekaltërve për nisjen e aksioneve për transferimin e tij gjatë merkatos vijuese në ‘’ Etihad Stadium ‘’ për arsye të problemve të hasura me Benjamin Mendy . Pavarësisht se 23 vjeçari është shëndërruar në një ndër pikat referuese të kuqezinvje në prapavijë, sipas ‘’ La Gazetta dello Sport ‘’ Milani nuk mendon ta lërë të lirë për me pak se 70 milionë euro, fakt që do të thotë se ‘’ The Citiziens ‘’ duhet të investojnë fuqishëm ashtu siç bënë Jack Grealish .
Megjithatë nga ana tjetër , italianët janë në proçes e sipër në lidhje me rinovimin e kontratës me ishi-n e Real Madridit për arsye të performancës së shkëlqyer në këtë fillim sezoni .
Paga e tij kap 1.5 milionë eurot por duke ditur potencialin e anglezëve , një transferim i mundshëm në ishull do të shoqërohej me një pagë më të lartë dhe gjithashtu do të kishte shansin për të mbrojtur ngjyrat e një ndër klubeve të momentit në arenën europiane.
Ideja e Milanit bie ndesh me dëshirën e Manchester City-t por fjalën e fundit do ta ketë vetë Theo Hernandez i cili është përpara një mundësie tepër interesante për vjimin e të ardhmes .
S’duhet mënjanuar as sakrifica e bërë nga Milani për tu rikthyer në Uefa Champions League dhe një largim i mundshëm nga ‘’ San Siro ‘’ në njëfarë mënyre do ti prishte skemat fituese të Stefano Piolit i cili ka bërë një punë intensive për të ringritur emrin e një ndër skuadrave më të famshme në planet .



