Erzeni, që militon në Kategorinë e Parë, ka zyrtarizuar dy afrime nga Superiorja së fundmi.
Bëhet fjalë për mesfushorin Rei Nuriu dhe sulmuesi Fatmir Prenga. Ky i fundit është afruar në huazim për 6 muaj nga skuadra e Laçit, ndërsa Nuriu afrohet nga Dinamo.
Tek Erzeni kanë si objektiv ngjitjen në Superiore, prandaj drejtuesit po punojnë për afrime të rëndësishme.



