
Problemet e Barcelonës në repartin e avancuar vijojnë ti shtyjnë drejtuesit për arritjen e objektivave në këtë merkato.
‘’ Los Cules ‘’ janë të ndërgjegjshëm se u mbetet edhe shumë punë për të bërë deri në fundin e sezonit dhe këtë herë i kanë shkelur syrin Marcelo Brozovicit.
Xavi Hernandez është i bindur se përshtatja e kroatit në disa pozicione mund ti sjellë risi spanjollëve në vijimësi dhe drejtuesit e tyre do të tentojnë huazimin e 30 vjeçarit, të shoqëruar me opsionin e blerjes të kartonit në merkaton e verës.
Në merkaton aktuale katalanasit kanë humbur Gerard Piquen dhe Memphis Depay-n por pavarësisht situatës jo të mirë në aspektin ekonomik shpresojnë në mbërritjen e një lojtari cilësor në ‘’ Camp Nou ‘’.
Gjithsesi tek italianët priten të tjera largime, si përshembull mbrojtësi Dumfries dhe Milan Skriniar.
Sllovaku besohet se do të përfundojë duke luajtur në ‘’ Parque de Prince ‘’ , kontrata e të cilit përfundon në qershor ndërsa për hollandezin do të zhvillohet një supersfidë në Premier League ndërmjet Chelseas dhe Manchester United.
Objektivi i drejtuesve kuq e blu është të bindin italianët për huazimin e ishi-t të Dinamo Zagrebit deri në fundin e sezonit pasi gjatë eksperiencës ne Milano ka rezultuar shumë i rëndësishëm në metrat e fundit.



