Ndryshohet stadiumi për Bylis-Elbasani

Ndryshohet stadiumi për Bylis-Elbasani

Është ndryshuar stadiumi për ndeshjen e fundit të Kategorisë së Parë, mes Bylisit dhe Elbasanit.

Fillimisht ndeshja, ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, por situata ka ndryshuar.

Sfida do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, pas kërkesës së verdhebluve. Elbasani ka siguruar titullin kampion dhe të enjten, do të ngrihet trofeu i kampionit.

Pritet që mbështetja e tifozëve të jetë e lartë, teksa klubi ka bërë thirrje që të mbushin shkallët e stadiumit për të kthyer në një ditë feste të paharrueshme dhe historike për qytetin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy