Kalidou Koulibaly është zyrtarisht lojtari më i ri i Chelsea. Mbrojtësi është larguar nga Napoli dhe ka firmosur me blutë e Londrës.
Një goditje e rëndësishme në merkato për Chelsea, që përforcon repartin e mbrojtjes, me një nga lojtarët më të spikatur në vitet e fundit në Serie A.
Koulibaly ka firmosur për katër sezone dhe i kushtoi arkave të Chelsea 40 milionë euro, ndërsa ishte në vitin e fundit të kontratës me Napolin.



