Xhuliano Skuka po zhvillon një sezon shumë të mirë me Partizanin dhe mund të transferohet në një kampionat të madh, sicc është ai i Serie A.
Sipas asaj që raporton “L’Arena”, Skuka është në krye të listës së dëshirave të Hellas Verona, për repartin e sulmit.
Klubi italian është në kërkim të një sulmuesi, ku dy objektivat fillestarë, Borini dhe Bonazzoli, duken të pamundur në këtë moment dhe për këtë arsye kanë hedhur sytë nga lojtari i Partizanit.
Sulmuesi dibran, në 15 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ka shënuar 10 gola, teksa është aktivizuar edhe në miqësoret e nëntorit, për Shqipërinë.



