Tre opsione për Cristiano Ronaldon

Tre opsione për Cristiano Ronaldon

 Fiksimi i Cristiano Ronaldos për tu aktivizuar në Champions League e bën edhe më të ashpër garën ndërmjet ekipeve për të përfituar shërbimet e yllit portugez.

Erik Ten Hag vijon të mos e ketë të qartë se a do të mund të adaptohet sulmuesi në skemat e tij dhe ky fakt e përshpejton largimin e golashënuesit nga ‘’ Old Trafford ‘’ .

Por karriera brilante e tij gjithmonë do t’ia mbajë hapur dyert për një të ardhme ndryshe dhe duke ditur qëllimet për të ardhmen, tre kandidatë janë hedhur në sulm për ‘’ Cr7 “ .

Një ndër to është Chelsea .

Largimet e Romelu Lukakut dhe Timo Wernerit  kanë krijuar  boshllëk në ofensivën e ‘’ Bluve të Londrës “ , lëvizje që ka marrë ‘’ Ok ‘’ e pronarit Todd Boehly ndërsa Thomas Tuchel vijon të jetë paksa skeptik pavarësisht se ishi i Sporting Lisbonës është një lojtar unik.

As Roma e Jose Mourinhos nuk ka ngurruar për ta tentuar transferimin e 37 vjeçarit në ‘’ Olimpico ‘’.

‘’ The Special One ‘’ është një motiv më shumë për çdo lojtar të elitës dhe në rastin konkret me bashkombasin e tij ka shumë të përbashkëta.  

Firmosja me Paulo Dybalan ka treguar potencialin e ‘’ Verdhekuqve ‘’ të cilët pa dyshim do të jenë një ndër kandidatët për të fituar Serinë A pa mënjanuar edhe ndonjë surprizë në Europë , sidomos pas suksesit në Conference League.

 Edhe Bayern Munchen po tenton firmosjen me sulmuesin nga Madeira .

Largimi i Robert Lewandowskit i ka prishur disi ekuilibrat në ofensivën e bavarezëve dhe transferimi i Cristiano Ronaldos në ‘’ Allianz Arena ‘’ mund ta qetësojë Julian Nagelsmannin edhe pse praktikisht merkatoja e rekordmenëve të Bundesligës është drejt përfundimit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy