Fitorja ndaj Dinamos, Deliallisi: Ia dedikoj shokut që do kryejë transplant

Fitorja ndaj Dinamos, Deliallisi: Ia dedikoj shokut që do kryejë transplant

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, u shfaq i lumtur pas fitores me Dinamon.

Për MCN TV, Deliallisi deklaroi se fitoren ia dedikon mikut të tij, që pas pak ditësh do të kryejë transplant në Turqi.

Dua të komplimentoj djemtë për ndeshjen. Ishte një fitore e merituar. Ishte ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë dominuam dhe mund të shënonim edhe një gol tjetër. Në pjesën e dytë, ekipi u fut me idenë për të mos pësuar. Përveç territorit të fushës, nuk mendoj se Dinamo kishte raste të tjera për shënim.

Unë kam besim absolut te ky grup lojtarësh. Besoj te kualiteti që kanë. Ky lloj grupi, ka vetëm 3-4 javë që punojnë me njëri-tjetrin.

Në të ardhmen do ndërlidhen më shumë me njëri-tjetrin dhe të shkojmë në maksimumin të përgatitjes fizike.

Kam një shok shumë të ngushtë, i cili është në moment të vështirë, i cili do të bëjë transplant të veshkave në Turqi. Këtë fitore ia dedikoj Krenarit, ia kisha premtuar para ndeshjes që do fitojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy