Barcelona ndjek Marcos Alonson

Barcelona ndjek Marcos Alonson

  Prej kohësh drejtuesit e Barcelonës janë duke i provuar të gjitha alternativat e mundshme në funksion të përmirësimit të organikës .  Zbehja e figurës në vitet e fundit i  ka lënë dukshëm  në prapavijë  katalanasit  por me rikthimin në presidencë të Joan Laportas gjërat tek kuq e blutë kanë filluar ndryshimin e pritur   . Gjithçka i referohet një merkatoje cilësore e cila do të jetë rruga më e mirë për të realizuar objektivat e të ardhmes , ku theksi vihet tek rikthimi në kohët e arta .    Për këtë arsye aktualisht drejtuesit e spanjollëve janë duke menduar afrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ të një sulmuesi  , një mesfushori  dhe një zëvëndësuesi të denjë në anën e majtë të mbrojtjes .

 Aktivizimi i Junior Firpos në këtë pozicion nuk e ka bindur aspak  këtë Barcelonë dhe  tashmë traineri Ronald Koeman ka fokusuar Marcos Alonson . Spanjolli vjen nga një sezon i shkëlqyer me Chelsean  , skuadër me të cilën arriti të fitonte Champions Leaguen  në finalen e madhe kundër Manchester City-t . Situata aktuale tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk e favorizon aspak  qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ sepse momentalisht është në rolin e zëvëndësuesit të Ben Chillwell dhe parashikohet se e ardhmja e 30 vjeçarit mund të jetë larg Londrës .

 Duhet kujtuar se kontrata e Marcos Alonsos mbetet e vlefshme deri në 2023-shin  por karakteristikat e lojës që zhvillon përputhen shumë mirë me ato të  Barcelonës  por duhet pritur  se si do të ecin zhvillimet e verës për të përcaktuar të ardhmen e   madrilenit .

  Duke qenë  se është fitues i  kompeticionit më prestigjoz europian figura e tij lartësohet ndjeshëm aq më tepër kur flitet për interesin e një ndër ekipeve më të njohura të planetit .  Sezoni i mrekullueshëm i Marcos Alonsos  pavarësisht trofeve të fituar është mbyllur me 17 ndeshje dhe 2 gola  , por kontributi i dhënë i ka shërbyer mjaftueshëm ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për tu rikthyer në majën e Europës pas shumë vitesh pritje .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy