Adeyemi refuzon Barcelonën

Adeyemi refuzon Barcelonën

 Pas problemeve ekonomike që ndikojnë në mënyrë direkte në vijimësinë e Barcelonës sepse i ndalojnë ndërhyrjet cilësore , katalanasit kanë marrë një goditje në lidhje me merkaton . 

Sulmuesi i Salzburgut Karim Adeyemi i është përgjigjur me ‘’ jo ‘’ interesit të kuq e bluve duke ia shtuar problematikat spanjollëve për fazën e dytë të sezonit .  Arsyeja e 19 vjeçarit është transferimi tek një klub i cili fokusohet automatikisht në zhvillimin e talentëve dhe Borussia Dortmundi është një ndër preferencat e tij . 

Sipas ‘ Sky Sports ‘ gjermanët kanë bërë disa oferta për  yllin e austriakëve në të shkuarën por këta të fundit i kanë refuzuar kategorikisht me qëllimin e të patur një skuadër kompetitive edhe në Europë. Në rastin e spanjollëve mund të thuhet se nuk e kanë marrë iniciativën për të dërguar në zyrat e Salzburgut një ofertë konkrete dhe natyrisht ky fakt e ka nxitur përgjigjen negative të Karim Adeyemit ndaj interesit të Barcelonës .

Impakti në fushë ka dhënë për të kuptuar se jemi përpara një talenti të rrallë por fatkeqësisht ‘’ Blaugranët ‘’ duhet ti japin prioritet të tjera alternativave me kosto të përballueshme për të qenë në lartësinë e duhur në pjesën më vendimtare të sezonit. 

15 gola dhe dy asiste në 26 takime e kanë rritur përgjegjësinë e Salzburgut ndaj këtij lojtari i cili garanton shumë për të ardhmen  dhe austriakët duan ta shfrytëzojnë në maksimum potencialin e tij .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy