Ish-lojtari Volkan Kahraman, është qëlluar për vdekje këtë të mërkurë, në Vjenë.
43-vjeçari, u vra në rrugë, pas një debati që kishte me një burrë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Sipas asaj që raportohet, ish-lojtari austriak, ishte në debat të ashpër me një person në rrugë dhe ky i fundit menjëherë nxori pistoletën, duke e qëlluar për vdekje.
Sa i përket karrierës si futbollist, Kahraman e filloi karrierën e tij profesionale te Feyenoord Rotterdam, në moshën 17-vjeçare.
Pas dy sezoneve të suksesshme, Kahraman u thirr në ekipin kombëtar të Austrisë, ku luajti tre ndeshje në 2002.
I lindur në Vjenë në një familje emigrantësh turq, futbollisti doli në pension në vitin 2010 pasi luajti disa vite për klubet austriake të ligës së ulët.



