
Dj Sardi, tifoz i Gjermanisë, referuar humbjes së Spanjës, tha se haku do i merret nga Maroku në ndeshjen tjetër.
Në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, Dj Sardi, si tifoz i Gjermanisë së eliminuar, tha se e dinte që ekipi nuk do shkonte shumë larg.
Mendoj se Maroku do kualifikohet ndaj Spanjës. Do ju merret haku. Gjermania është në ndërtimin e ciklit të ri. Janë disa të vjetër dhe disa të rinj, nuk ka harmoni në ekip. E dija që Gjermania nuk do shkonte gjatë, edhe sikur të kualifikohej.
Një kombëtare si Gjermania duhej të fitonte të treja ndeshjet. Hoqën disa lojtarë dhe po marrin të tjerë. Aq shumë na kanë mallkuar italianët, sa na morën me vete që në grupe.



