Florian Wirtz, në listën e Real Madridit

Florian Wirtz, në listën e Real Madridit

Në sezonin aktual mesfushori Florian Wirtz po vijon të rikonfirmojë cilësitë në terrenet e gjelbërta.

Gjermani konsiderohet një ndër më të mirët në 11-shen e Xabi Alonsos, trainer i cili për hir të së vërtetës ka befasuar çdokënd në sezonin aktual.

21 vjeçari tanimë është bërë pjesë e projektit ambicioz të drejtuesve të Real Madridit, një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit.

Kalimi në finalen e Champions Leagues ka rezultuar një shtysë më tepër për Florentino Perezin, i cili po përgatitet siç duhet për të investuar përsëri për klubin e zemrës.

Lajmi është deklaruar nga ‘ Bild ‘ por duhet shtuar se një kalim i mundshëm i Florian Wirtz mund të shoqërohet edhe me atë të trainerit spanjoll, i cili preferohet nga bosi i ‘’ Los Merengues ‘’. 

Prej pesë sezonesh Florian Wirtz po zhvillon një performancë për tu marrë shembull me ‘’ Aspirinat ‘’, ekip që do të mbahet mend gjatë pasi uli nga froni i Bundesligës Bayern Munchenin pas njëmbëdhjetë sezonesh.

Në aktualin, ylli gjerman ka kontribuar mjaftueshëm për finalistët e Europa Leagues, me të cilët numëron 18 gola dhe 19 asiste në 46 sfida, statistika që nuk mund të anashkalohen lehtë.

Parashikohet se tratativat e ‘’ Los Blancos ‘’ do të fillojnë në verën e 2025-sës, për një ndër më të spikaturit e një ekipi cili falë Xabi Alonsos e ka fituar për të parën herë kampionatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy