Andre Onana, drejt largimit nga Manchester United

Andre Onana, drejt largimit nga Manchester United

 Me shumë siguri e ardhmja e Andre Onanas do të jetë larg ‘’ Old Traffordit ‘’.

Prej muajsh kamerunasi vijon të ketë ulje-ngritje poshtë tre shtyllave, fakt i cili si duket e ka mbushur kupën. 

Këtij fakti i shtohet edhe transferimi i portierit Senne Lammens, ç’ka do të thotë se 29 vjeçari nuk bën më pjesë në planet e trainerit Ruben Amorim. 

Paraqitjet jo dinjitoze, të shoqëruara shpeshherë me gabime ia kanë vënë pikën eksperiencës tek 20 herë kampionët e Premier Leagues, një ndër klubet më të pasur të botës. 

Sipas ‘ TeamTalk ‘, kanë filluar të qarkullojnë zërat se e ardhmja e ishi-t të Ajaksit dhe Interit mund të jetë në Turqi ose Arabinë Saudite. 

Njëkohësisht një transferim i mundshëm në secilën prej këtyre ligave do të pasohej edhe me një rrogë më të lartë për Andre Onanan, i cili gjithsesi mbetet një portier me shumë vlera. 

Si Arabia Saudite ashtu edhe Turqia konsiderohen një opsion atraktiv për vijimësinë, me objektivin e rikuperimit të terrenit të humbur dhe të shëndërrohet në elementin e dikurshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy