
Prej kohësh flitet se Zinedin Zidane mund të marrë drejtimin e PSG. Në mediat franceze, aludohet mbi një shkarkim të mundshëm të Mauricio Pochettino dhe në vendin e tij të emërohet ish-trajneri i Realit.
Megjithatë ka qenë drejtori i PSG, Leonardo, ai që ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se ato që fliten nuk janë aspak të vërteta, duke konfirmuar besimin te trajneri Pochettino.
“Ne nuk duam që Pochettino të largohet. Ai kurrë nuk kërkoi të largohej dhe asnjë klub nuk na kontaktoi në lidhje me të. Ne kemi shumë respekt për Zinedine Zidane, atë që ai bëri si lojtar dhe si trajner, por unë mund t’ju them shumë qartë se nuk ka asnjë kontakt dhe se nuk ka pasur asnjë takim me të. Është qesharake të flitet për një takim me Zidane në Paris.”, u shpreh Leonardo.



