Inzaghi: U tërhoqa nga futbolli për shkak të Allegrit, kisha arritur marrëveshjen për rinovim me Milanin

Inzaghi: U tërhoqa nga futbolli për shkak të Allegrit, kisha arritur marrëveshjen për rinovim me Milanin

Filippo Inzaghi, u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2012, por mbyllja nuk ishte ajo që ai do të kishte dëshiruar. Në librin e tij, ish-sulmuesi zbuloi se kishte arritur marrëveshjen me Milanin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon, por ishte trajneri Massimiliano Allegri, ai që ndryshoi gjithçka. “Ishte Allegri ai që përfundoi karrierën time si lojtar. Milani dhe unë, në fakt, në pranverën e vitit 2012 kishim arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën time me një vit. Unë do isha një lidhje e rëndësishme në dhomat e zhveshjes e cila në pak kohë kishte humbur Maldinin, Pirlon, Nesta, Gattuso, Seedorf. Elementë të rëndësishëm që kishin lënë një boshllëk të thellë. Nuk kisha asnjë pretendim... Galliani ishte i lumtur që e kishte gjetur këtë zgjidhje së bashku me mua. Allegri e hodhi poshtë, ai nuk më donte në dhomat e zhveshjes duke kërkuar që të mos më rinovohej kontrata. Për mua ishte një goditje.”, shkruan Inzaghi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy