Milani, insiston për Jonathan David

Milani, insiston për Jonathan David

 Koha kalon shumë shpejt dhe ekipet i rikthehen dëshirave të së kaluarës.

Një ndër to është edhe Milani, drejtuesit e të cilit vijojnë të mendojnë për Jonathan David, një sulmues i cili po lë gjurmë tek Lilla.

Kanadezi e përfundon kontratën me francezët në 30 qershorin e 2025-sës dhe statistikat e arritura evidentojnë se mbetet shumë i rrezikshëm në metrat e fundit.

17 gola dhe 6 asiste në 33 sfida flasin qartë për potencialin e tij por sipas informacioneve ekziston mundësia që drejtuesit e Lilles ti ulin pretendimet dhe të lejojnë largimin e nxënësit të Paulo Fonsecas për shifrën e 40 milionë eurove.

Përpara pak kohësh vlera e kartonit të ishi-t të Gentit arriti 60 milionë eurot, por si duket objektivi i ish fituesve të Ligue 1 është shitja e tij dhe ‘’ Djalli ‘’ sigurisht konsiderohet një destinacion tejet interesant për vijimin e karrierës.

Gjithsesi, italianët s’do ta kenë të lehtë sepse Jonathan David pretendohet edhe nga të tjerë ekipe dhe merkatoja e veres pritet të jetë vendimtare për vijimësinë.

Në të kaluarën edhe Bayern Muncheni i trokiti në derë dhe ecuria shumë e mirë po i shton pretendentët me kalimin e kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy