
Krahu i djathtë i mbrojtjes dhe në përgjithësi prapavija e Barcelonës vijon të ketë luhatje dhe kjo merkato janari është një mundësi për drejtuesit për të minimizuar paksa problematikat ndër vite.
Hector Bellerin dhe Sergi Roberto i kanë ditët e numëruara në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe emri i francezit ka marrë fokusin kryesor .
30 qershori i 2024-tës shënon përfundimin e ciklit me Bayern Munchen dhe sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano spanjollët nuk duan ta humbasin shansin për ta transferuar në Katalunjë.
26 vjeçari , ish kampion i botës me ‘’ Trikolorët ‘’ mund t’ia lehtësojë punën strategun Xavi Hernandez dhe në njëfarë mënyrë ti krijojë qetësinë e duhur në vijimësi , arsye që ka vënë në lëvizje Mateu Alemany-n me Jordi Cruyff për arritjen e objektivit .
Natyrisht , parashikohet një operacion i vështirë dhe asi nën mëngë i rekordmenëve të Bundesligës është kontrata e Benjamin Pavard , e cila nuk i detyron gjermanët të dorëhiqen nga ishi i Stuttgartit por historia mund të jetë ndryshe nëse ‘’ Los Cules ‘’ do ti përgjigjen kërkesave të drejtuesve për këtë lojtar, eksperienca e të cilit në ‘’ Allianz Arena ‘’ përmblidhet me 136 sfida, 8 gola dhe 11 asiste .



