
Përfundimi i etapës së dytë në ‘’ Old Trafford ‘’ e ka shëndërruar Cristiano Ronaldon në një objektiv në merkato.
Pas ofertës së parezistueshme nga Al- Nassr, drejtuesit e Galatasaray-t ende mendojnë se portugezi mund të paraqitet denjësisht në kontinentin e vjetër .
Sipas ‘ As ‘ turqit do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e 37 vjeçarit dhe kështu të kenë privilegjin e të pasurit në organikë një ndër sulmuesit më të mirë në botë por gjithsesi në lidhje me këtë transferim drejtuesit e Galtasarayt janë treguar realistë sepse janë të ndërgjegjshëm se mbetet tejet i ndërlikuar.
Agjenti Nihat Kirmizi është shprehur entuziast sepse flitet për një lojtar si pak të tjerë dhe ka komentuar:
“ Eshtë një transferim shumë i vështirë por shumë futbollistë zgjedhin Galatasaray-n nëse i referohemi Turqisë .Do të na pëlqente të kishim mes nesh një lojtar si Cristiano por buxheti i klubeve të tjerë në Europë apo në Arabinë Saudite është shumë më i madh . Diferencat ndërmjet ligave dihen por gjithsesi do të luftojmë deri në fund për ta transferuar Cristiano Ronaldon ‘’, përfundoi Nihat Kirmizi.



