Brazili është eliminuar në çerekfinalen e Kupës së Amerikës. Kombëtarja “seleçaos”, u mposht nga Uruguai, pas gjuajtjeve të penalltive.
Koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola, ndërsa nga “ruleta ruse”, kombëtarja e drejtuar nga Bielsa, ishte më e saktë, duke shënuar katër herë, në pesë gjuajtje.
Në krahun tjetër, brazilianët gabuan në dy gjuatje, me Militao-n dhe Douglas Luiz.

Në gjysëmfinale Uruguai do të përballet me Kolumbinë. Këta të fundit eliminuan në çerekfinale Panamanë, në një ndeshje që nuk kishte shumë histori.
Kolumbia triumfoi me shifrat e thella 5-0, për të prerë biletën e kualifikimit.



