
Supersfida e javës së 34 në Premier Lesgue mes Manchester United dhe Liverpool është shtyrë për shkak të situatës kaotike në Old Traford.
Kjo pasi tifozët e United pushtuan fushën për të protestuar ndaj vëllezërve Glazers, që janë edhe pronarët e klubit. Ata morën shkas nga lajmi se ‘djajtë’ pranuan të jenë pjesë e Superligës Europiane.
Edhe pse rojet e sigurisë tentuan ti ndalonin tifozët ishin të papërmbajtshëm. Pasi hynë në stadium ata hodhën flakadanë dhe prishën telekamerat.
Ndeshja ishte e parashikuar në orën 17:30 dhe nëse M. United nuk fitonte atëherë City shpallej matematikisht kampione e Premier League.



