De Bruyne, afër kalimit tek Al- Ittihad

De Bruyne, afër kalimit tek Al- Ittihad

Arabia Saudite vijon të jetë një destinacion shumë i preferuar për lojtarë të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër.

Si duket Kevin De Bruyne do ti bashkohet listës pasi sipas gazetarit Rudy Galetti, belgu ka arritur një marrëveshje me Al-Ittihad.

Thuhet se drejtuesit e Manchester City-t e kanë pranuar largimin e mesfushorit nga ‘’ Etihad ‘’, kontrata e të cilit skadon në 2025-sën.

Duhet kujtuar se kjo skuadër pati një periudhë renie nën drejtimin e Marcelo Gallardos, i cili i dha fund eksperiencës para dy ditësh.

 

Drupal Ad

 

 

 

Me ishi-n e River Plates në stol, Al- Ittihad arriti statistika për tu harruar, konkretisht 15 fitore, 15 humbje dhe 4 barazime, të cilat ja kanë pamundësuar qëndrimin tek të ashtuquajturit ‘’ Tigrat ‘’.

Nuk duhet anashkaluar as një episod shumë i çuditshëm, duke qenë se ‘’ El Muneco ‘’ kërkoi largimin e Karim Benzemas nga ekipi.

Drejtuesit e Al- Ittihad kanë filluar të punojnë me shumë përkushtim për të gjetur një zëvëndësues sa më shpejt dhe flitet se Stefano Pioli mund të marrë drejtimin e kësaj skuadre.

Për sa i përket Kevin De Bruyne, duhet theksuar se kemi të bëjmë me një lojtar shumë kualitativ, i cili me siguri do të joshet nga ofertat marramendëse pasi ekipet e Arabisë Saudite në përgjithësi shquhen për të tilla iniciativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy