Prej një viti, Xherdan Shaqiri luan në SHBA, te skuadra e Chicago në Major League Soccer. Megjithatë tashmë dëshira e fantazistit shqiptar është të rikthehet në Europa dhe kjo mund të ndodhë në merkaton e janarit.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Shaqiri pritet të transferohet te Trabzonspor. Trajneri i këtyre të fundit e pëlqen shumë 31-vjeçarin dhe i ka kërkuar drejtuesve t’ia afrojnë në merkaton e janarit.
Palët janë në bisedime dhe pritet të arrihet një marrëveshje, teksa Shaqiri ka dhënë dritën jeshile për këtë lëvizje.



