Talentin shqiptar, Ernest Muçi, mund ta shikojmë në Serie A sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit napolitan, drejtuesit e të kaltërve, kanë “piketuar” shqiptarin për merakton e verës.
Presidenti De Laurentiis, i ka kërkuar personave përgjegjës për merkaton, që të fokusohen te afrimi i lojtarëve të rinj, njëjtë siç ndodhi në kohën kur trajner ishte Benitez, ku u afruan lojtarë që nuk i njihnin shumë, por u kthyen në shtylla të ekipit.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë filluar nga puna dhe në listë për ta afruar në verë është edhe Ernest Muçi. Ky i fundit aktivizohet me Legian në Poloni, por paraqitjet e treguara në disa ndeshje, kanë bërë që të tërheqë vëmendjen e italianëve.
21-vjeçari luajti kundër Napolit edhe në Europa League këtë sezon dhe drejtuesit kishin mundësinë ta ndiqnin nga afër. Sulmuesi do e pranonte menjëherë kalimin në Serie A, por duhet arritur një marrëveshje mes dy klubeve.



