Eni Imami nuk është më lojtar i Flamurtarit. Vetë mbrojtësi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin nga klubi vlonjat.
Aventura e mbrojtësit te kuqezinjtë ka zgjatur vetëm gjashtë muaj, pasi u bashkua në merkaton e verës.
Imami ka dalë lojtar i lirë dhe po shikon për një skuadër të re, për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.



