Rikthehet Kupa e Shqipërisë, sot do të luhen katër sfida

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, sot do të luhen katër sfida

Ditën e sotme do të luhen 4 sfidat e kthimit, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.

Në Grupin A, Bylisi pret Pogradecin, në një ndeshej ku kualifikimi për ballshiotët nuk duket i vështirë, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Ndeshja tjetër është ajo mes Tërbunit dhe Lushnjës, në orën 15:00, ku lagunarët vijnë si favoritë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.

Në Grupin B, Laçi pret Devollin në 13:00, me kurbinasit që kanë fituar ndeshjen e parë 2-0.

Në Durrës, Teuta pret Luzin në 14:00, me vendasit që do të kërkojnë fitoren, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë.

Ndërkohë ndeshja mes Dinamos dhe Butrintit, nuk do të zhvillohet, për shkak se klubi sarandjot është tërhequr.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy