Triumf mes vuajtjesh për Juventusin, Barcelona rikthehet te fitorja (VIDEO)

Triumf mes vuajtjesh për Juventusin, Barcelona rikthehet te fitorja (VIDEO)

Juventusi ka mposhtur me shumë vështirësi Romën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Serie A. Goli i shënuar nga Moise Kean në minutën e 16-të, ishte vendimtar, duke i dhënë 3 pikët bardhezinjve.

Roma i shkoi shumë afër barazimit, duke pasur disa raste shënimi, por nuk ia doli. Në fakt verdhekuqtë e gjetën golin në minutën e 42-të, por gjyqtari e kishte ndaluar lojën më parë, duke akorduar penallti për miqtë. Portieri i Juventusi, Szczesny ia doli të priste gjuajtjen e Veretout nga pika e 11-metërshit.

Në La Liga, Barcelona është rikthyer te fitorja, teksa mposhti me përmbysje Valencian. Këta të fundit kaluan në avantazh me Gaya në minutën e 5-të, por katalanasit përmbysën gjithçka, falë golave të Ansu Fati në minutën e 13-, Depay në minutën e 41 dhe Coutinho në minutën e 85.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy