
Pavarësisht se nuk është zyrtarizuar ende , me shumë gjasa Mauricio Pochettino do të jetë traineri i Chelseat duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Besohet se Londra do të jetë përsëri shtëpia e argjentinasit, i cili la gjurmë në të kaluarën me Tottenham Hotspurin , duke i dërguar të ashtuquajturit ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ deri në finalen e Champions Leagues.
Në lidhje me këtë projekt të ri, numri një i stolit tanimë ka shprehur dëshirën e rinovimit me Mason Mount, për të cilin në javët e fundit është përfolur se mund të lërë ‘’ Stamford Bridgen ‘’ në verë.
Mënyra e lojës se 24 vjeçarit është arsyeja e peticionit të Mauricio Pochettinos , i cili kërkon t’ia rikthejë buzëqeshjen .
Qëndrimi tek kryeqytetasit do të perceptohej edhe si një tjetër mundësi , ketë herë nën drejtimin e një traineri tjetër , i cili do të ketë shumë përgjegjësi pasi në çdo sezon konsiderohen kandidatë potencialë për të fituar çdo trofe të mundshëm në kompeticonet pjesëmarrëse.



