Real Madridi insiston për Tielemans

Real Madridi insiston për Tielemans

       Përfundimi i kontratës në 30 qershorin vijues, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për ti gjetur zëvëndësuesin Toni Krossit.

Youri Tielemans vijon të jetë pjesë e listës së gjatë të Carlo Ancelottit , për të cilin janë interesuar edhe Barcelona me Arsenalin në të kaluarën .

Prej kohësh 25 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Premier Leagues dhe drejtuesit e Leicester City-t janë të ndërgjegjshëm se shumë shpejt belgu mund të lërë ‘’ King Powerin ‘’ për të provuar veten tek një ekip elite.

Pikërisht përfundimi i kontratës konsiderohet një avantazh për ‘’ Galaktikët ‘’ për të shtuar cilësinë në repartin e mesfushës me ishi-n e Anderlecht, për të cilin thuhet se nuk do të vijojë eksperiencën me ish kampionët e Premier Leagues nën drejtimin e italianit Claudio Ranieri.

Tek ‘’ Los Blancos ‘’ pritet një revolucion në mesfushë sepse edhe Luka Modric është në metrat e fundit të karrirerës dhe duke iu referuar kontributit të gjermanit dhe kroatit ndër vite, sigurisht ‘’ Los Merengues ‘’ duhet ti bëjnë mirë llogaritë me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të elementëve që kanë lënë gjurmë në skuadrat e tyre respektive .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy