
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Europianit. Në të bëjnë pjesë plotë gjashtë lojtarë të kampiones në fuqi, Spanjës.
Cucurella në të majtë të mbrojtjes dhe një mesfushë e gjitha spanjolle, me Rodri, Olmo dhe Ruiz. Në sulm janë gjithashtu dy spanjollë, Williams në të majtë dhe Yamal në të djathtë.

Sa i përket pjesës tjetër, në portë është francezi Maignan, ndërsa në mbrojtje Akanji i Zvicrës, Walker i Anglisë dhe Saliba i Francës. Në sulm është zgjedhur Musiala i Gjermanisë.



