Dybala pranon propozimin, rinovon me Juventusin deri në vitin 2025

Dybala pranon propozimin, rinovon me Juventusin deri në vitin 2025

Paulo Dybala do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonet e ardhshme. Pas shumë diskutimeve, ylli argjentinas ka pranuar propozimin e drejtuesve, për të firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Në Itali zbulojnë se Dybala do të firmosë deri në vitin 2025 dhe me kontratën e re do të përfitojë pak më shumë se 8 milionë euro në sezon. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Dybala është pjesë e bardhezinjve nga viti 2015, me të cilët ka zhvilluar 260 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 103 gola dhe 43 asiste në të gjitha kompeticionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy