Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho ka kritikuar vendimet e marra nga tekniku i Anglisë, Gareth Southgate, për gjuajtësit e penalltive në finalen ndaj Italisë. Mourinho tha se nuk mund t’i lësh Saka një përgjegjësi aq të madhe, ndërkohë që është shumë i rri.
“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment. Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit”, tha Mourinho.



