
Prej disa sezonesh ulje-ngritjet e Real Madridit në fazën defensive vijojnë të jenë evidente.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ po punohet me shumë përkushtim për të qenë në lartësinë e duhur në të ardhmen e afërt.
Së fundmi Xabi Alonso ka filluar të shqyrtojë dy elementë tejet cilësorë në ekipet respektive, si Ibrahima Konate dhe Dayot Upamencano.
Francezi prej shumë kohësh vijon të jetë një titullar i padiskutueshëm tek Liverpooli, i preferuar nga traineri spanjoll.
Megjithatë, në sfidat e fundit të Champions Leagues me ‘’ The Redsat ‘’ ulje-ngritjet kanë ngjallur dyshime por besohet se situata e ishi-t të Leipzigut do të ndryshojë në vijueset.
Ndërsa, referuar Dayot Upamencanos duhet shtuar se ‘’ Los Blancos ‘’ nuk do ta kenë aspak të lehtë sepse pretendohet edhe nga Barcelona dhe Liverpooli, dy kandidatë potencialë.
Vendimi nuk do të jetë aspak i lehtë dhe do të varet nga disa faktorë, se pari ecuria e Dayot Upamencanos dhe Ibrahima Konates, të cilët do të kenë një sfidë të vështirë përpara sepse si tek rekordmenët e Bundesligës ashtu edhe tek fituesit në fuqi të Premier Leagues presioni është shumë i madh dhe çdo gabim kushton shtrenjtë.



