Paris St Germain, në dyshim për Gonçalo Ramos

Paris St Germain, në dyshim për Gonçalo Ramos

Edhe pse ecuria e Paris St Germain në Ligue 1 po i përmbush pritshmëritë e Luis Enriques, numri një i stolit vijon i pakënaqur me rendimentin e disa lojtarëve.

Një prej tyre është Gonçalo Ramos, i cili i entuziazmoi kuq e blutë me transferimin ne ‘’ Parque de Prince ‘’ gjatë verës.

Për shërbimet e portugezit Nasser Al Khelaifi shpenzoi 70 milionë euro, shifër e cila deri më tani nuk është justifikuar aspak nga ishi i Benfikës.

Situata e 22 vjeçarit konsiderohet kritike pasi në katër sfidat e fundit me ‘’ Les Pariziens ‘’ numëron vetëm 1 minutë lojë kundër Metzit dhe kundër Le Havres, Nantes dhe Lensit u aktivizua si zëvëndësues.

Duke iu referuar aspiratave të francezëve, ky fakt konsiderohet i patolerueshëm dhe e vë ndjeshëm në rrezik qëndrimin tek fituesit në fuqi të Ligue 1.

Vendimi i 53 vjeçarit nga Gijon dëmton në njëfare mënyre edhe Kylian Mbappen, pavarësisht se cilësitë e tij nuk kanë nevojë për koment, i cili mbetet referenti kryesor i kësaj skuadre, e cila synon fitimin e sa më shumë titujve në sezonin aktual.

4 gola në 19 sfida konsiderohen statistika për tu harruar dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Gonçalo Ramos deri në fundin e merkatos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy