
U luajtën ditën e sotme 3 ndeshje në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarët, të vlefshme për javën e 12-të.
Kukësi mposhti minimalisht Partizanin, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund. Verilindorëve i mjaftoi goli i shënuar nga Jargavani në minutën e 60 të ndeshjes.
Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Apoloninë. Në barazim është mbyllur edhe sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos, me shifrat 1-1.
Pasi u mbyll edhe java e 12-të, Bylisi mbetet në krye me 26 pikë, 1 pikë më shumë se ndjekësit e Dinamos dhe 2 më shumë se Vllaznia e vendit të tretë.



