Barazimi me Vllazninë, Shehi: Ky kampionat nuk është si të tjerët

Barazimi me Vllazninë, Shehi: Ky kampionat nuk është si të tjerët

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola me Vllazninë.

Shehi deklaroi se skuadra luajti me një skemë ndryshe dhe u përshtat mirë. Sipas tij, kampionati i këtij sezoni nuk është si të tjetër, ndërsa theksoi se po të ishte si në të kaluarën, mobilizimi do të ishte më i madh.

U vendosëm me skemë ndryshe, dy zëvendësimet e Skukës dhe Mba ishin me efekt që të ndryshonim skemë. U munduam të provojmë një skemë tjetër në këtë ndeshje, deri diku mendoj se funksionoi.

Ne kërkonim të luhej me top poshtë, në disa momente nuk kishim durim e kërkonim me top të gjatë kur nuk duhej. Duhej të lëviznim, shfaqeshim më shumë. Edhe për kundërshtarët, e vetmja mënyrë rreziku ishte ashtu me top të gjatë e të dytë. Kishin përparësi në mesfushë se Balajn e kanë pikë të fortë, donim ta eliminonim dhe në pjesën e dytë e bëmë më mirë. Ne nuk duhet ë kërkonim top të gjatë, por me kombinacione.

Ky kampionat nuk është si të tjerët, do vendoset me dy ndeshje në fund dhe çdo gjë që ke bërë do të zërohet. Deri atëherë shpresojmë t’i kemi lojtarët në gjendje maksimale, të japim maksimumin e të kemi edhe fatin. Të ishte si i vjetshmi, mobilizimi, vlerësimi e përqendrimi i çdo skuadre do të ishte më i madha dhe gjithmonë në tonus. Edhe pak javë, pastaj te zerimi i pikëve do të luhet gjithçka për gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy