
Merkatoja e verës parashikohet tejet e vrullshme për Romën dhe Jose Mourinhon . ‘’ The Special One ‘’ e njeh më mirë se kushdo rrugën drejt suksesit dhe atë të sezonit të kaluar do të mundohet ta përsërisë në të ardhmen .
Luzitani i ka shkelur syrin Cristiano Ronaldos dhe sipas ishi-t të ‘’ Verdhekuqve ‘’ Angelo Di Livio për ‘ Retesport ‘ , akordi është shumë afër :
“ Në shumë media e kam dëgjuar se Roma po tenton të transferojë Cristiano Ronaldon dhe ndoshta 7 korriku do të jetë dita kur do ta veshë këtë fanellë . Kam biseduar me një mik i cili është pjesë e televizionit dhe ma konfirmoi një gjë të tillë “ , theksoi ishi i Fiorentinës .
Kjo ditë sigurisht do të ketë një veçanti për arsye të numrit 7 që e ka dërguar sulmuesin nga Madeira në majë duke shkëlqyer me skuadra si Manchester United , Real Madrid , Juventus pa harruar as Portugalinë .
Në lidhje me këtë operacion të bujshëm nuk munguan as fjalët e Fabio Petruzzit, ish mbrojtës i kryeqytetasve për 11 sezone :
“ Eshtë një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që të vendosë për Romën . Mund të them me siguri që do të lërë Manchester United dhe nëse do ta veshë këtë fanellë do të ishte fantastike “, theksoi 51 vjeçari.
E kaluara e ‘’ Cr 7 ‘’ nën drejtimin e Jose Mourinhos rezultoi mbresëlënëse sepse asokohe Real Madridi fitoi Primera Division , Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
164 sfida, të ndara në 14271 minuta gjatë 9 viteve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ e klasifikuan si periudhën më të suksesshme në karrierë, gjatë të cilës realizoi 168 gola dhe 49 asiste.
Fitmi i një trofeu europian demostroi përsëri kapacitetin e Jose Mourinhos dhe duke filluar nga sezoni vijues , Roma do të jetë një ndër rivalët nga të cilët duhet të bëhet kujdes sepse ofensiva do të jetë ndryshe , me shumë gjasa me prezencën e pesë herë fituesit të ‘’ Topit të Artë ‘’ .



