Fitorja ndaj Bullgarisë, Duka: Dy finale në nëntor, nuk mund të mbyllej më bukur ky muaj

Fitorja ndaj Bullgarisë, Duka: Dy finale në nëntor, nuk mund të mbyllej më bukur ky muaj

Shqipëria regjistroi fitoren e radhës, teksa këtë herë triumfoi 2-0 ndaj Bullgarisë në miqësore.

Ky sukses ka lënë një shije të mirë edhe te presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se nuk mund të mbyllej më bukur se kaq ky muaj. Sipas tij, duhen nisur përgatitjet për dy finalet e muajit nëntor.

POSTIMI I DUKËS:

Nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë. Kombëtarja shqiptare na dhuroi gëzim të pamasë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa sot na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer. Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacionin e parë ashtu edhe në stol.

Dua t'i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit.

Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim përgatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy