Barcelona, tenton përsëri për Marcos Senesin

Barcelona, tenton përsëri për Marcos Senesin

  Katër sezonet tek Bournemouth e kanë shëndërruar Marcos Senesin si një ndër më të mirët në qarkullim.

 Mbrojtësi është objektiv tashmë i Barcelonës, të cilin e kanë tentuar edhe në të shkuarën.

 ‘’ Los Cules ‘’ vijojnë të kenë ulje-ngritje në prapavijë referuar rendimentit dhe parashikohet se Joan Laporta do të japë maksimumin gjatë merkatos së verës. 

28 vjeçari ka ditur të adaptohet në Premier League, edhe pse tek një ekip mesatar. 

Kapaciteti në prapavijë, fitimi i shpeshtë i dueleve dhe siguria që i ka dhënë trainerit Andoni Iraola ia kanë lartësuar figurën dhe jo më kot pretendohet nga ‘’ Blaugranët ‘’. 

E ardhmja mund ti ndryshojë në çdo aspekt dhe nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ natyrisht presioni për të në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje do të jetë shumë i madh. 

Duhet kujtuar se Marcos Senesi la gjurmë në të shkuarën edhe tek Feyenoord, i cili pretendohet edhe nga Juventus dhe Tottenham Hotspuri. 

Do të jetë një sfidë jo e lehtë për Barcelonën pavarësisht emrin dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ bashkë me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kurrsesi s’duhen nëvlerësuar. 

Traineri Hansi Flick kërkon një lojtar me eksperiencë dhe mbrojtësi nga Entre Rios i përmbush kërkesat. 

Për më tepër për argjentinasit La Liga gjithmonë ka rezultuar një destinacion i preferuar dhe duhet shtuar se në sezonin aktual nxënësi i Andoni Iraolas ka kontribuar me një lojë bindëse në 35 sfida.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy