Gjigandët e Anglisë në luftë për Watkins

Gjigandët e Anglisë në luftë për Watkins

Marshi i fundit  i sezonit sa vjen edhe bëhet më interesant jo vetëm në aspektin sportiv por edhe në lidhje me merkaton .  Shpërthimi i talentëve të shumtë evidentohet ndeshje pas ndeshje dhe i rifokuson gjigandët e kontinentit të vjetër ditë pas dite .  Një ndër zbulimet e fundit është talenti i Aston Villas Ollie Watkins që është përfshirë në listën e tyre .  Nën drejtimin e Dean Smith 25 vjeçari e ka shënuar emrin si një lojtar i pazëvëndësueshëm ,   fakt i cili nuk mund ti shpëtonte  Manchester City-t , Manchester United ,  Chelsea , Liverpoolit , Arsenalit  dhe Evertonit .  Kalimi në verën e kaluar nga  Brentfordi tek londinezët i ka hapur dritën jeshile Ollie Watkins për ti përshpejtuar hapat drejt suksesit me një skuadër të dorës së dytë në Angli.  30 milionët e derdhur nga londinezët në arkat e Brentfordit i kanë tejkaluar pritshmëritë dhe e kanë bërë këtë operacion që ti shkaktojë buzëqeshje të pafundme trainerit  Dean Smith . Një aspekt tepër domethënës  për lojtarin nga Torquay është se konsiderohet si një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit anglez   dhe i  janë dashur vetëm dy sezone për të reflektuar versionin e tij më të mirë .  Nga ana tjetër  konkurrenca ndërmjet  gjigandëve të Premier Leagues pritet të jetë shumë e ashpër  por  një  element që nuk mund të vihet në dyshim është se në rast se Ollie Watkins do të përshëndetej me ‘’ Villa Park ‘’ në fundin e sezonit do të adaptohej në perfeksion  në skemat e çdo traineri . 33 ndeshjet e aktualit   të ndara këto 30 në kampionat dhe 3 në kupën Efl  janë shoqëruar me 14 gola dhe 3 asiste dhe i ka lënë për të kuptuar londinezëve se nuk duhet të heqin dorë lehtë nga ylli i ardhshëm i kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ pavarësisht se prapa derës po presin me ngulm ekipet më të famshëm të Anglisë .

 

                        

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy