Bayern Munchen, sfidë Barcelonës për Amadou Onana

Bayern Munchen, sfidë Barcelonës për Amadou Onana

Prej shumë kohësh tashmë tek Barcelona po punohet me shumë përkushtim për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.

Disa pozicione nuk e kanë bindur trainerin Xavi Hernandez, sidomos mesfusha.

Numri një i stolit ishte një ndër më të mirët në botë në të kaluarën në këtë pozicion dhe pritet që të japë maksimumin për ekipin e zemrës.

Amadou Onana, i cili mbron ngjyrat e Everton shikohet si një alternativë e mundshme për të zbarkuar në ‘’ Camp Nou ‘’ por problemi për ‘’ Los Cules ‘’ është se në orët e fundit Bayern Muncheni është përfshirë në garë.

Sipas ‘ Sky Alemania ‘, traineri Thomas Tuchel e vlerëson 22 vjeçarin, sidomos për cilësitë në aspektin teknik dhe fizik, lojtar i cili po lë gjurmë tek anglezët.

Do të jetë sigurisht një duel gjigandësh por paraprakisht ja vlen të theksohet se ish rekordmenët e Bundesligës janë një hap përpara për arritjen e objektivit.

Momenti kritik i Evertonit në Premier League, skuadër e cila rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit anglez, mund të jetë një shtysë jo vetëm për ishi-n e Lilles por edhe për shumë lojtarë të tjerë për ti dhënë lamtumirën ‘’ Goodison Parkut ‘’ gjatë merkatos së verës.

28 sfida dhe 3 gola, shoqëruar me një lojë mbresëlënëse, kanë rezultuar të mjaftueshme për ish kampionin Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ për ta konsideruar një objektiv Amadou Onanan, lojtar që garanton shumë për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy