
Juventusi ka arritur një sukses shumë të rëndësishëm në lidhje me merkaton .
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të shijojë përsëri prezencën e Paul Pogbas i cili më në fund i ka dhënë fund etapës në ‘’ Old Trafford ‘’.
Bardhezinjtë janë drejt formimit të një ekipi yjesh me qëllimin për të ulur nga froni Milanin në Serinë A dhe të triumfojnë në Champions League.
Akordi i 29 vjeçarit me torinezët është arritur tashmë por mungojnë disa detaje për ti dhënë fund kësaj historie.
Mesfushori francez ka pranuar një ulje rroge vetëm për tu larguar nga anglezët, me të cilët nuk ka arritur gjëkundi dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ do të përfitojë rreth 10 milionë , shifër që përfshin edhe bonuset në varësi të objektivave , të cilës i bashkangjitet një kontratë 3-4 vite .
Kampioni në fuqi i botës do të ketë edhe një herë shansin për të triumfuar nën drejtimin e Massimiliano Allegrit pas rrëshkitjes dy vjeçare të italanëve , sidomos në Itali , të cilët ja lanë stafetën fillimisht Interit dhe në sezonin aktual kuqezinjve të Milanit.
S’duhet harruar se pjesën më të madhe të suksesit Paul Pogba e ka arritur me Juventusin , skuadër me të cileë numeron shumë trofe të rëndësishëm dhe duke filluar nga sezoni vijues rekordmenët e Scudettos do të tentojnë të ulin nga froni rivalët direkte sepse pritja ka filluar ti sikletosë drejtuesit e gjigandëve të Italisë .



