Barazimi me Laçin, Dritan Mehmeti: Rezultat i mirë, skuadra tregoi forcë karakteri

Barazimi me Laçin, Dritan Mehmeti: Rezultat i mirë, skuadra tregoi forcë karakteri

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas barazimit me Laçin.

Sipas tij, skuadra tregoi forcë karakteri në një fushë të vështirë. Mehmeti deklaroi se për mënyrën si shkoi ndeshja, barazimi është rezultat i mirë.

Skuadra tregoi forcë karakteri. Dihet që Laçi ka një skuadër shumë të mirë. Është fushë e vështirë. Ne duhet të kishim nisur më mirë në fillim, sepse zbritëm shumë poshtë.

Siç mund ta kishte fituar Laçi ndeshjen, ashtu mund ta kishim fituar edhe në. Pas barazimit, i kishim disa momente ku mund të kishim shënuar për fitoren. Mendoj se ashtu si shkoi ndeshja, barazimi është rezultati më i mirë.  

Nuk mund të bënim asgjë më shumë nga ajo çfarë bëmë pas barazimit. Duhet të ishim më të kujdesshëm në 2-3 momente.

Duke pasur parasysh, që në situata të tilla, duhet të kërkonim më tepër zotëronim e topit para barazimit. Duhet të shfrytëzonim linjat anësore.

Sot morëm shumë kartonë. Duhet të jemi më të qetë dhe të ruajmë ekuilibrin, që të mos ndëshkohemi kaq shumë. Duhet të rrisim frymën e grupit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy