Moratti: Situata te Interi do të përkeqësohej nëse Zhang është i detyruar të shesë klubin

Moratti: Situata te Interi do të përkeqësohej nëse Zhang është i detyruar të shesë klubin

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për situatën aktuale te Interi si dhe zërat se presidenti Zhang, do të shesë klubin.

Moratti u shpreh se kur kinezët morën klubin në fillim, ishin në gjendje të mirë financiare. Gjithashtu ai shtoi se rast se Zhang është i detyruar të shesë Interin, atëherë situata për klubin zikaltër do të përkeqësohej.

Nuk i di llogaritë e klubit dhe as ato personale të familjes Zhang. Sigurisht që kur erdhën ishin në gjendje të mirë financiare. Kanë ndryshuar shumë gjëra, nuk e di se cila mund të jetë zgjidhja.

Nuk ka probleme të mëdha, por duhet kuptuar dhe kush janë qëllimet e Zhang. Nëse synon që të mbajë klubin apo është i detyruar që ta shesë? Nëse ndodh kjo e fundit, atëherë situata do të përkeqësohej akoma më shumë.

Si mund të ringrihet Interi? Duhet të fitojë, të ketë shumë krenari dhe dëshirë për të treguar se është një skuadër e madhe. Krenaria besoj se duhet të jetë një shtysë e madhe për këta lojtarë. Interi nuk është në një pozicion komod, por distancat janë akoma të vogla. Jemi akoma në fillim, ndoshta në mes të kampionatit problemet do të zgjidhen.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy