
Futbolli holandez mori një lajm të trishtë ditën e hënë. Sulmuesi Jerge Hoefdraad, u qëllua me plumb në kokë, teksa po tentonte të ndalte një sherr mes disa personave në një festë.
Në tentativë për të ndalur sherrin, 35-vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe menjëherë u transportua në spital, për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.
Fillimisht policia e deklaroi të vdekur lojtarin, por ky ishte një gabim, pasi në spital konfirmuan se personi në fjalë është ende në luftë me jetën. “Është një situatë shqetësuese. Ne korrigjuam informacionin dhe i kërkuam falje familjes”, tha një zëdhënës i spitalit.
Hoefdraad ka dalë nga akademia e Ajax, ku ka luajtur me ekipet zinxhir, për të kaluar më pas te RKC Waalwijk, Telsar, Almere City, Cambuur dhe së fundmi ishte pjesë e De Volewijckers.



