Napoli, sfidë Milanit për Darwin Nunez

Napoli, sfidë Milanit për Darwin Nunez

Së fundmi e ardhmja e Darwin Nunez është lidhur ngushtë me Serinë A.

Fillimisht Milani dhe tanimë Napoli kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e uruguajanit, i cili e ka humbur protagonizmin nën urdhërat e Arne Slot.

Për ishi-n e Benfikës ky është një sinjal dhe ndoshta shumë shpejt do të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga ‘’ Anfield Road ‘’, sidomos kur flitet për dy ekipe si kuqezinjtë apo bardhekaltërit.

Seria A mbetet një tundim për çdo lojtar për arsye se është një ndër pesë ligat më kompetitive dhe më të rëndësishme të Europës.

Drupal Ad

Antonio Conte e dëshiron sa më shpejt në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ pasi beson fuqimisht në potencialin e tij.

Stili i lojës së 25 vjeçarit është i duhuri për 3-5-2-shin e trainerit nga Lecce, i cili deri më tani po shkëlqen tek bardhekaltërit, momentalisht kryesues të Serisë A me shumë meritë.

Sigurisht largimi i Kvicha Kvaratskhelias ishte një goditje për italianët dhe ishi i Juventusit do të synojë vijimin në këtë rrugë.

Ndërkohë Darwin Nunez pretendon transferimin tek një ekip i cili i garanton vendin titullar dhe pritet që në ditët e ardhshme të vendosë.

6 gola dhe 4 asiste në 28 sfida konsiderohen shumë pak për lojtarin nga Artigas, për të cilin është një vlerësim interesi i një traineri si ishi i Tottenham Hotspurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy