
Granit Xhaka dëshiron me çdo kusht kalimin te Roma. Mesfushori shqiptar është gati të bëjë edhe disa sakrifica, në mënyrë që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.
Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Xhaka është gati të ulë rrogën e tij, plus të heqë dorë nga disa bonuse, në mënyrë që të bashkohet me verdhekuqtë, të cilët drejtohen nga një trajner i madh si Jose Mourinho.
Arsenali kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin, ndërsa Roma ofron 15 milionë euro plus bonuse. Gjithçka mund të mbyllet në orët e ardhshme, nëse italianët ia dalin të shesin portierin Olsen dhe sulmuesin Kluivert, të cilët do të sillnin të ardhura të mjaftueshme në arkat e klubit.



